“Kroni” me historinë për kufirin që ndante shqiptarët

Prishtinë | 17 Maj 2020 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

E premtja mbrëma do sjellë në ekran premierën televizive të filmit dokumentar “Kroni” nga Lekë Shala dhe Anduena Halilaj.

Krye personazhi i filmit Mehmet Tanaj nga fshati Gorozhup sjell historinë e komunikimit mes shqiptarëve të cilët i ndau vendosja e kufirit të hekurt midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë në vitin 1948.

Banorët e fshatit të ndarë në dysh megjithatë furnizoheshin me ujë në kroin i cili ndodhej në kufi dhe aty kuptonin lajmet për familjarët në anën tjetër të kufirit.

Të ngjashme