Ekonomia Online
FUNDIT

KRU “Gjakova” shkyç konsumatorin me mbi 1.270 euro borxh

KRU “Gjakova” shkyç konsumatorin me mbi 1.270 euro borxh

KRU “Gjakova” Sh.A. ka shkyçur nga rrjeti një konsumator në fshatin Krajk i Ri, për shkak të borxhit të papaguar ndaj kompanisë. Ekipet e Kontrollit dhe Shkyçjes të KRU “Gjakova” Sh.A., Njësia në Prizren, kanë ndërmarrë aksion ndaj një konsumatori i cili nuk kishte përmbushur obligimet financiare ndaj kompanisë. Sipas njoftimit të KRU “Gjakova”, borxhi […]

KRU “Gjakova” Sh.A. ka shkyçur nga rrjeti një konsumator në fshatin Krajk i Ri, për shkak të borxhit të papaguar ndaj kompanisë.

Ekipet e Kontrollit dhe Shkyçjes të KRU “Gjakova” Sh.A., Njësia në Prizren, kanë ndërmarrë aksion ndaj një konsumatori i cili nuk kishte përmbushur obligimet financiare ndaj kompanisë.

Sipas njoftimit të KRU “Gjakova”, borxhi i konsumatorit kishte arritur në mbi 1.270 euro, çka ka rezultuar me shkyçjen e tij nga shërbimi.

Kompania ka bërë të ditur se aksionet e kontrollit dhe shkyçjes do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke u bërë thirrje konsumatorëve që kanë obligime të papaguara t’i shlyejnë ato.

Të ngjashme