KRU “Prishtina” bën thirrje për pagesë të faturave, s’do të ketë shkyçje

Prishtinë | 24 Pri 2020 | 07:57 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Prishtina”, po kërkon nga qytetarët që të vazhdojnë të bëjnë pagesat për shpenzimet e tyre të ujit.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të KRU “Prishtina”, Sokol Xhafa në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se nuk do të ketë lirim nga pagesa e ujit gjatë pandemisë.

Ai më tutje ka thënë se së bashku me menaxhmetin dhe me stafin kanë ndërmarr veprime që të realizohet një platformë online në të cilën konsumatorët mund të qasen online dhe të shikojnë pjesën e borxhit.

“Sa i përket pjesës së lirimit të pagesave realisht ka qenë një keqkuptim që ka ndodh gjatë rrugës dhe ne e kemi sqaruar në deklaratat tona. Po ashtu edhe me rekomandim të bordit të drejtorëve që nuk ka falje të pagesave të ujit dhe kjo është një keqkuptim”.

“Ne po bëjmë  çmos që tua lehtësojmë konsumatorëve tanë pjesën e pagesave dhe pikërisht për këtë menaxhmenti së bashku me gjithë stafin kanë ndërmarr veprime konkrete ku kemi realizuar një platformë në të cilën konsumatorët mund të qasen online dhe do të mund të hapin kartelën e tyre dhe të shikojnë pjesën e borxhit dhe pagesave dhe jo vetëm momentale por të gjithë trendin në kartelat e tyre”, tha ai.

Xhafa më tutje ka sqaruar se si mund të bëhen pagesat e nga qytetarët.   Ai tha se të gjitha pagesat mund t’i procedojnë përmes sistemin E-Baking

“Mbi bazën e asaj platforme në ueb faqen tonë qytetarët do të kenë mundësi të marrin numrin e referencës të faturës edhe nëse fatura nuk pranohet fizikisht nga shpërndarësi i faturës deri konsumatori për shkak të situatës së pandemisë ata kanë qasje në sistemin online dhe mund t’i tërheqin nga aty dhe të gjitha pagesat mund t’i procedojnë përmes sistemin E-baking”.

“Një e veçantë është aspekti i trajtimit të këtyre pagesave. Të gjitha pagesat që do të paguhen nga E-baking. Të gjitha pagesat do të trajtohen dhe do të zbriten nga kartela e konsumatorit por normalisht që sistemi do kohë”, tha ai.

Xhafa, ka thënë që nuk do të ketë shkyçje të ujit gjatë kohës së pandemisë, por që sipas tij në momentin që nuk bëhen pagesat nuk mund të shlyhen borxhet ndaj institucioneve.

“Sa i përket pagesave ne me aspektin e inkasimit dhe të faturimit jemi të dëmtuar nga vetë pandemia sikur çdo sektor që është dëmtuar, sepse konsumi në institucione nuk po ndodh. Ne nuk po i shkyçim për kohë të pandemisë nëse nuk bëhen pagesat, por po mundohemi t’i përkrahim të gjithë, tha ai për EO.

“Sa i përket pagesave nëse ato nuk kryhen, ne do t’i trajtojmë secilën kërkesë që është bërë dhe po diskutojmë me bordin e drejtorëve që të shohim mundësinë e tejkalimit të kësaj situate, sepse në situatë pandemie dihet që uji është i domosdoshëm dhe është element që duhet të jetë për mirëmbajtjen e higjienës secilit dhe është diçka pa të cilën nuk jetohet”.

“Ne do t’i kursejmë konsumatorët që mos të bëjmë shkyçje, por me qëllim që ne të sigurohemi dhe sistemi të jetë gjithmonë nën presion dhe furnizimi të jetë 24 orë”.

“Neve na duhen pagesat sepse në të kundërtën nuk arrijmë edhe ne t’i shlyejmë borxhet ndaj institucioneve tjera në rastin konkret ndaj KEDS-it, apo pagesat tjera. Dhe normalisht që duhet të paguhen, sepse  punonjësit tanë duhet të mbulohen me pagesa”, tha ai.

Të ngjashme