Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, ka zhvilluar një takim me e ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Glauk Konjufca.
Në postimin e tij, kryediplomati kroat, ka thënë se, me Konjufcën, kanë diskutuar për për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për rrugën evropiane të Kosovës, dhe për rëndësinë e stabilitetit institucional.
Postimi:
Me Glauk Konjufca, Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës.
Diskutuam për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për rrugën evropiane të Kosovës, rëndësinë e stabilitetit institucional dhe përparimit në reforma, si dhe mundësitë për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë në fushën e mbrojtjes, sigurisë, ekonomisë dhe nismave rajonale.
Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë perspektivën evropiane të Kosovës dhe kontributin e saj për stabilitetin në Evropën Juglindore.