Kryeministri Albin Kurti pret në takim pune kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Prishtinë | 13 Maj 2024 | 18:31 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka nisur takimi i thirrur nga kryeministri Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, raporton Ekonomia Online.

Pjesë e takimit që po mbahet në një restorant në periferi të Prishtinës janë edhe shefat e Grupeve Parlamentare të Vetëvendosjes dhe PDK-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Abelard Tahiri.

Shefi i Qeverisë të premtën i ftoi të tre krerët e partive opozitare, si dhe shefat e Grupeve Parlamentare, në një takim “për të shqyrtuar mundësitë e reja rreth përmbushjes së agjendës së mbetur legislative për sesionin pranveror”, siç thuhet në ftesë.

Por takimit i është përgjigjur vetëm PDK-ja.

Pas takimit pritet të ketë deklarime për media.

Të ngjashme