Kryeministri Albin Kurti pritet që ta vizitojë Tetovën

Prishtinë | 05 Gus 2023 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Kabineti i kryeministrit Albin Kurit, dje e ka konfirmuar agjendën për qëndrimin e tij në Tetovë dhe në Komunën Çair të Shkupit, më 11 gusht, njoftojnë mediet atje.

Në Tetovë, kryeministrin Kurti do ta pres kreu i Tetovës Bilall Kasami, me ç’rast do ta vizitojnë fshatin Vicë të Malësisë së Tetovës, ku do të promovojnë idenë për lidhjen Tetovë-Prizren me rrugë rajonale, ide kjo e kreut te Komunës së Tetovës. Kurse në Sheshin qendror të Tetovës “Iliria”, do të ketë manifestim kushtuar ardhjes së kryeministrit Albin Kurti në Tetovë. Këtij eventi në kuadër të aktiviteteve të shumta, do t’i bashkangjitet edhe grupi i mirënjohur në trojet shqiptare “Elita-5”.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të pritet edhe në Komunën e Çairit, ku do të merrë pjesë në promovimin e rrugës që do ta mbajë emrin e patriotit dhe veprimtarit të madh shqiptar Adem Demaci. Këtyre aktiviteteve do t’i prijnë Izet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike, si dhe kryetari i Çairit z.Visar Ganiu. Edhe me këtë rast, komuna e Çairit ka përgatitur disa aktivitete për t’i dëshiruar mirëseardhje në Çair, kryeminisrit të Republikës së Kosovës Albin Kurit.

Të ngjashme