Kryeminstri irakian, Haidar al-Abadi, ka thënë se mund të mos garojë për mandatin e dytë, për shkak të vështirësive të shtrirjes së fuqisë në vend.
“Nuk dua një mandat të dytë. Do të rrotullojmë fuqinë paqësisht”, tha ai. Abadi dhe kleriku shi’it Muqtada al-Sadr kanë njoftuar në qershor se janë pajtuar për një koalicion politik për formimin e një qeverie të re. Blloku politik i Sadr, që përfshinë komunistët, fitoi 54 ulëse në zgjedhjet parlamentare, duke formuar grupin më të madh në Parlamentin e Irakut që përmban 329 ulëse.
Blloku i Abadit është i treti me 42 ulëse.
Sadr është distancuar nga Abadi, aleati i tij. Një aleancë që është pro ish luftëtarëve paralimitarë iranianë, e drejtuar nga Hadi al-Ameri, që doli e dyta në zgjedhjet e majit, tha se mund të punojë me Sadr që të formojë qeverinë e re që përjashton Abadin.