Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka takuar presidentin amerikan Donald Trump.
Të shoqëruara me bashkëshortet e tyre, Linda dhe Melania, ata kanë realizuar edhe një fotografi, të cilën shefi i Qeverisë shqiptare e postoi në faqen e tij në “Facebook” dhe e cilësoi si “fotoja e ditës”.
Rama ndodhet prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara, ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.