Kryemyftiu i Maqedonisë së Veriut: T’i ndihmojmë moralisht dhe materialisht familjet ta tejkalojnë dhimbjen

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Kryemyftiu i Maqedonisë së Veriut, Shaqir Fetahu, ka bërë thirrje që të ndihmohen familjet e të lënduarve në kalim të dhimbjes për më të dashurit e tyre.

“T’i ndihmojmë familjet të tejkalojnë situatën e dhimbjes moralisht, dhe nëse ka nevojë edhe materialisht”, tha Fetahu për mediat.

Kryemyftiu shprehu ngushëllimet e tij për jetët e humbura, dhe uroi shërim për të lënduarit, transmeton Klankosova.tv.

“Nga ky moment këtu, ne shprehim ngushëllime të sinqerta dhe të thella familjeve të cilat kanë dhimbje në këto momente, dhe lusim Zotin që të lënduarit të shërohen sa më shpejt dhe të kthehen në shtëpitë e tyre”.

“Kjo ndodhi, tani duhet të shohim të ardhmen tonë, të tejkalojmë situatën ashtu siç i ka hije”, shtoi Shaqir Fetahu.

Të ngjashme