Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, do të udhëtojë sot për në Shqipëri, i ftuar në Lutjet e Mëngjesit, të cilat sivjet mbahen në kryeqytetin shqiptar.
Ky aktivitet është organizuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në të cilin pritet të marrin pjesë kryetarë të parlamenteve nga vendet e rajonit dhe të ftuar të tjerë të shumtë.
Gjatë vizitës në Shqipëri, kryeparlamentari Veseli do të pritet në takime të veçanta edhe nga krerët e shtetit.