Kryeqytetasit me adresë për ankesa

Prishtinë | 22 Qer 2017 | 13:46 | Nga

Komuna e Prishtinës e ka lansuar aplikacionin “përPrishtinën”.

Përmes këtij aplikacioni, qytetarët mund të lajmërojnë çdo shkelje dhe problem që ata kanë duke dërguar lajme, qoftë me fotografi apo tekst.

Këto njoftime të qytetarëve mund të mbesin anonime ose mund të jepen të dhënat, e në këtë rast kur jepen të dhënat, qytetari/ja merr vazhdimisht feedback se deri ku ka arritur zgjidhja e problemit të caktuar.

Kur qytetarët lajmërojnë rastet e caktuara, ato procesohen direkt në Qendrën e Thirrjeve e cila paoshtu është digjitalizuar, dhe varësisht nga natyra e rastit do të lajmërohen organet kompetente, si Policia, Emergjenca, Kompanitë Publike ose Drejtoritë e ndryshme.

Ky aplikacion shkarkohet nga ueb-faqja e Komunës derisa Drejtoria e Adminstratës së Komunës së Prishtinës ka bërë të ditur se do të marrin brenda javës licensën prej Google dhe Apple për shkarkimin e këtij aplikacioni edhe në telefonat e mençur, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme