Kryeqyteti pa tabela informuese, shtyllat dhe drunjtë të mbushur me shpallje e reklama

Prishtinë | 08 Kor 2018 | 09:03 | Nga

Jo më shumë se 100 metra është e gjatë rruga nga semaforët afër Katedrales deri tek ndërtesa e Radio Kosovës.

Por, vetëm në njërën anë të saj, nëpër drunj janë ngjitur mbi 20 njoftime e shpallje të ndryshme, raporton “038” në KTV.

Shumica e tyre njoftime për dhënien e banesave me qira, e një pjesë edhe afishe që lajmërojnë për vdekjen e njerëzve.

Pamje të tilla nuk po u pëlqejnë qytetarëve.

Një pjesë e tyre e shohin si të tejkaluar këtë formë njoftimi e reklamimi ndërsa të tjerë shprehin nevojën e vendosjes së tabelave informuese.

Megjithatë, edhe aty ku ka tabela reklamuese e informuese ato nuk shfrytëzohen e as mirëmbahen.

Në Komunën e Prishtinës thonë se kanë nisur shqiptimin e gjobave për vendosjen e njoftimeve e reklamave ilegale.

Ndërsa, shtojnë se do të shqyrtojnë mundësinë e shtimit të tabelave informuese.

Çështja e afisheve për lajmërimin e vdekjeve, sipas Mullafazliut, është më komplekse andaj për këtë ajo thotë se do të bisedojnë me qytetarët për gjetjen e një zgjidhjeje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme