Aleanca Kosova e Re, dega në Drenas me vendim unanim të Kryesisë së degës si dhe të strukturave të tjera, ka vendosur që të lidhë marrëveshje koalicioni për të mbështetur kandidaturën e z.Isa Xhemajlaj për kryetar të Drenasit.
Arsyeja e këtij vendimi është e bazuar në kërkesën e qytetarëve të Drenasit për ndryshim të pushtetit në këtë Komunë.
AKR përmes një komunikate për medie thotë se mbështet plotësisht vendimin e degës në Drenas dhe shpreh përkrahjen e fuqishme për strukturat e veta.
“Çdo informacion tjetër që transmetohet në media, është manipulim dhe nuk e përfaqëson qëndrimin e degësAKR shpreh respekt të thellë për të gjitha strukturat e veta në Drenas të cilat u angazhuan sinqerisht, përkundër shumë obstruksioneve që u krijuan gjatë fushatës elektorale. AKR është e vendosur që të rrugëtojë bashkë me strukturat dhe të gjithë qytetarët e ndershëm të Drenasit”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.