Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën

Prishtinë | 05 Nën 2021 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën për të mbajtur mbledhjen e radhës.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se takimi do të fillojë nga ora 11:00, në të do të miratohet procesverbali i mbledhjes së mëparshme të Kryesisë si dhe do të diskutohet për pikat e seancave të papërfunduara .

Rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021:

13. Votimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.

III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021:

4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,

6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,

11. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.

IV. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor 2021:

28. Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.

V. Përgatitjet për seancë të re plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Debat parlamentar në lidhje me veprimet e Qeverisë për alternativat e diversifikimit të energjisë dhe veçanërisht Projektin e Gazit me MCC,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-061 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për financimin e Projektit “Reagimi i Kosovës ndaj pandemisë COVID-19 për NVM-të”,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-028 për të drejtën ndërkombëtare private,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-034 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-049 për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-053 për Topografitë e Gjysmëpërçuesve,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-055 për Dizajnin industrial,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-056 për Mbrojtjen e konkurrencës,
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-057 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për Deminim Humanitar,
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-059 për Patentat,
13. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës,
14. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021,
15. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,

Të ngjashme