Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.
Sipas komunikatës për media, mbledhja do të fillojë në orën 12:00Ky është rendi i ditës:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,
- Kërkesa e KOSTT-it për miratimin e Planit të biznesit të rishikuar dhe të buxhetit të
- rishikuar për vitin 2020,
- Propozim-Rregullorja për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit
- (shpërndara me 18 maj 2020),
- Propozim- Rregullorja për shfrytëzimin e automjeteve të Kuvendit të Kosovës,
- Raporti i shpenzimeve të Kuvendit për periudhën janar-mars 2020,
- Shpenzimet e telefonisë mobile dhe reprezentacionit,
- Mbulimi i shpenzimeve të telefonisë mobile,
- Harmonizimi i akteve të Administratës s Kuvendit me ligjet përkatëse.
Për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave.