Kryesia shkon në pauzë- Sekretaria bën matjet e sallës, për të vërtetuar nëse ka kushte për mbajtjen e seancës

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Para pak minutash Kryesia ka shkuar në një pauzë disa minutëshe.

“Kemi shkuar në pauzë disa minutëshe. Sekretaria është duke e matur sallën ku mbahet seancat e Kuvendit për të vërtetuar nëse ka kushte për mbajtjen e seancës për micionin e inciuar nga LDK për votëbesimin ndaj qeverisë Kurti”, raporton Gazeta Blic.

Në mediaështë raportuar se sot IKSHP-ja i ka kthyer përgjigje Kuvendit ku ka kërkuar që të respektohet distanca prej 2 metrash edhe në seancat e Kuvendit të Kosovës.

“Një nga rekomandimet kryesore të IKSHP-së ështëmbajtja e distancës prej 2 metrash”.

“Thjeshtë e kanë përcjellë komplet protokollin lidhur me kushtet e takimeve të tilla. Ai protokoll vlen për të gjitha institucionet”.

”Dihet tash mirë se a i plotëson apo jo salla e Kuvendit rekomandimin për distancën 2 metra”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme