Kryesia vendos për seancën e parë për këtë vit, në rend dite një varg pikash nga seancat e vitit 2022

Prishtinë | 16 Jan 2023 | 11:24 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, është mbledhur të hënën për herë të parë në vitin 2023, raporton Ekonomia Online.

Në këtë mbledhje janë pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7, 24 tetor dhe 18 nëntor 2022: Votimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë, shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021, shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.

Po ashtu në rend dite janë pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 10, 24 nëntor, 8 dhe 15 dhjetor 2022: Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023, shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021, shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021.

Të ngjashme