Kryetarët e bashkësive lokale kërkojnë llogari nga Komuna e Prishtinës

Prishtinë | 29 Gus 2017 | 14:06 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës ka filluar sot dëgjimet publike për planifikimin e buxhetit për vitin 2018.

Genc Bashota drejtor i Planifikimit Hapësinor dhe Zhvillimit Ekonomik ka thënë se kanë diskutime të përgjithshme që mbajmë çdo vit. “Ky diskutim ka të bëjë me buxhetin të cilin e planifikojmë për vitin e ardhshëm ne si komunë në mënyrë transparente kërkojmë nga qytetarët që ky buxhet vitin e ardhshëm të jetë më i kompletuar”, ka thënë Bashota, raporton Ekonomia Online.

“625 mijë euro janë të planifikuara për planifikim urban. Kemi telashe me Ligjin e planifikimit me një hartë zonale për planifikimin e qytetit. Kemi shumë zona të pazgjidhura për faj të ministrisë, e cila po na mban peng për planifikimin e hartës zonale”, është shprehur Bashota.

Qytetarët ishin të interesuar të dinë se çfarë përfitojnë nga kjo hartë zonale për të cilën u tha se qytetarët përfitojnë qarkullim më të lehtë si në atë urban po ashtu edhe ai lokal.

Bashota ka vazhduar duke thënë se harta zonale rregullon edhe blerjet e tokave të cilat qytetarët shpesh nuk mund t’i përdorin krejt shkak të Ministrisë së Ambientit.

Nait Bajrami, nga Bardhoshi ka pyetur për rrethrrotullimin e Bernicës së Poshtme. Ai ka pyetur a ka planifikim për atë, gjithashtu ka pyetur se nëse për banesa kolektive s’ka leje për ndërtim 5 katësh, pse duhet tu lejohet shtëpive. Ai ka thënë se si është e rregulluar me ligj?

Për pyetjet në adresë të Komunës së Prishtinës për rrethrrotullimin e Bernicës së Poshtme, Muhedin Nushi ka thënë se po pret përgjigjen nga Ministria e Infrastrukturës për atë rrethrrotullim.

Adem Shabani nga fshati Llukar ka propozuar që të parashihet uji për fshatin që ka rreth 60 mijë banor. Ai ka thënë të fillohet furnizimi i Llukarit e Bardhoshit me ujë.

Të ngjashme