Kryetarët paga sa të zv.ministrave – Ibrahimi: E padrejtë, përgjegjësitë e kompetencat janë më të mëdha

Prishtinë | 16 Jan 2023 | 08:17 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me Ligjin e ri për paga një kryetar komune do të marr rrogë sa të një zëvendësministri. E kjo formë e nivelizimit të pagës për kryetarët e komunave po konsiderohet e padinjitetshme nga kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, raporton Ekonomia Online.

Ibrahimi tha se është e padrejtë që kryetari i komunës të kategorizohet në të njëjtin nivel me pagën e një zëvendësministri, duke marr parasysh se kompetencat të cilat i ka kryetari.

“Ne si Asociacion vlerësojmë që kryetarët nuk do të paguhen në mënyrë të dinjitetshme për përgjegjësit, kompetencat të cilat i ushtrojnë dhe i kanë. Nuk ka mundësi as se si që një kryetar i komunës të futet në kategorinë e njëjtë të pagës me një zëvendësministër. Nuk po dua që të hyj e të lëshohem në rolin, punën dhe angazhimin e një zëvendësministri, por më duhet të theksoj se është e padrejtë që kryetari i komunës të kategorizohet në të njëjtin nivel me pagën e një zëvendësministri, duke marr parasysh se kompetencat të cilat i ka kryetari, është i zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetari, kështu që ka përgjegjësi institucionale shumë më shumë se sa një zëvendësministër, ka takime të rregullta dhe përgjegjësi të drejtpërdrejta ndaj qytetarit dhe ne vlerësojmë që është e pa drejtë që kryetari i komunës të rangohet në nivel të njëjtë me pagën e zëvendësministër”, tha ai.

Ai shtoi se shpreson që në të ardhmen kjo çështje të rishqyrtohet nga niveli qendror në mënyrë që të ketë trajtim të dinjitetshëm të kryetarëve të komunave. 

Pasi sipas tij, kryetarët e komunave janë më shumë të angazhuar dhe se kryejnë më shumë punë se sa një zëvendësministër.

“Po shpresojmë që në një të ardhme të afërt kjo të rishqyrtohet nga niveli qendror në mënyrë që të kemi trajtim të dinjitetshëm të kryetarëve të komunave me Ligjin e pagave. Në këtë rast duke marr parasysh që Qeveria e ka promovuar që për punë të njëjtë do të marrin edhe pagë të njëjtë, ky parim në rastin e kryetarëve të komunave është shkelur. Ne mendojmë që kryetarët e komunave janë shumë më shumë të angazhuar, shumë më shumë kryejnë punë se sa një zëvendësministër pa u keqkuptuar dhe keqinterpretuar në punën dhe vlerësimin e një zëvendësministri”, tha ai.

Të ngjashme