Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim anëtarët e Bordit të ri të Klubit të Futbollit “Ferizaj” të prirë nga kryetari i saj, Fisnik Bucaliu, me ç’rast u diskutua për organizimin e klubit dhe përgatitjet për superligë si dhe sponsorizimet në klub me qëllim ecjen përpara në gara.
Anëtarët e Bordit të ri të Klubit të Futbollit “Ferizaj” janë: 1. Fisnik Bucaliu – Kryetar; 2. Mustafa Grainca – Anëtar; 3. Sadush Rysha – Anëtar; 4. Naser Hoxha – Anëtar; 5. Blerim Hyseni – Anëtar; 6. Arian Imeri – Anëtar; 7. Fatmir Reshani – Anëtar.
I pari i Ferizajt, Agim Aliu siguroi Bordin e ri të KF “Ferizaj” se do të kenë mbështetjen e plotë të institucionit të Komunës sa i përket financimeve dhe mbështetjes teknike në operacionalizimin e klubit, me qëllim arritjen e sukseseve dhe rikthimin e famës së dikurshme të Klubit të Futbollit “Ferizaj”, e gjitha kjo në funksion të përmbushjes së zotimit të tij për ridimensionimin e sportit ferizajas, gjegjësisht riorganizimin e klubeve sportive.