Kryetari Glauk Konjufca ngushëllon familjen Zymberi

Prishtinë | 08 Dhj 2021 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një telegrami ka ngushëlluar familjen Zymberi, për vdekjen e babait të heroit Enver Zymberi, Muharrem Zymberi, shkruan EkonomiaOnline.

Telegrami i plotë i kryetarit Konjufca:

E nderuar familje Zymberi,

Me dhimbje të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Muharrem, babait të heroit dhe ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, që ra heroikisht në mbrojtje të Republikës.

Urtësia, bujaria dhe atdhedashuria, virtyte këto që e shquanin bacën Muharrem, do të mbeten përherë në kujtimet tona dhe të brezave që vijnë.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Zymberi, të afërmve dhe miqve për humbjen e të dashurit të tyre.

U prehtë në paqe!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme