Kryetari i Deçanit: Besoj në pafajësinë e Haradinajt, vendimi është i padrejtë

Deçan | 18 Maj 2022 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Speciale i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe gjobë prej nga 100 euro Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn, ish-drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK).

Atyre do t’ju llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

E lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale, për FrontOnline, ka folur bashkëvendësi i Nasim Haradinajt, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Ai tha se vendimi i Speciales është i padrejtë dhe beson në pafajësinë e tij. “ Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Speciale, unë erdha në familjen e Hardinajt për t’i takuar familjarët e tij.  Vendimi është i padrejtë dhe pajustifikueshëm në përmbajtje, unë besoj në pafajësinë e tij”, tha ai .

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë, Kosovë, dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020.

Të ngjashme