Kryetari i Federatës “Vatra”: Kurti e ka derën hapur në Shtëpinë e Bardhë

Prishtinë | 05 Qer 2023 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Elmi Berisha kryetari i Federatës Panshqiptare “Vatra”, ka thënë se nuk janë të vërteta spekulimet se kinse kryeministri i vendit Albin Kurti nuk është i preferuar në Shtëpinë e Bardhë dhe State Departament.

Madje ai tha se këto kritika janë shumë shqetësuese kur vijnë nga Parlamenti i Kosovës.

“Unë mendoj që kryeministri Kurti e ka derën hapur në Shtëpinë e Bardhë, State Departament, Kongres, Senat dhe Pentagon s’është e vërtetë këto akuzat që bëhen apo fjalët që dalin e posaqarisht kur vijnë nga Parlamenti i Kosovës janë shqetësuese. Për mu është shumë shqetësuese ajo nuk qësndron”, tha ai.

Tutje Berisha në Tëvë1, theksoi se Kosova është shumë me fat që ka një ambasador siç është Jeffrey Hovenier pasi sipas tij, ai e njeh shumë mirë çështjen e Kosovës.

“Unë po e ripërsëris edhe njëherë duhet një koordinim i afërt, jemi me fat që kemi një ambasador si Jeffrey Hovenier që e njeh mirë çështjen e Kosovës. Ne si shqiptaro-amerikan i besojmë shumë, andaj duhet një koordinim me ambasadorin amerikan dhe ndërkombëtarë tjerë aty të cilët i’a dojnë të mirën Kosovës. Por që kryeministri i Kosovës nuk është i preferuari po është në pozicione të këqija në Washington nuk qëndron s’është e vërtetë”, shtoi ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Të ngjashme