Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit: Për gjashtë muaj kemi zgjidhur mbi 8 e 400 lëndë

Prishtinë | 19 Kor 2018 | 15:42 | Nga

Gjykata Themelore e Gjilanit në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018 ka zgjidhur 8 mijë e 493 lëndë, tha kryetari i saj, Ramiz Azizi, në një konferencë për media të mbajtur.

Ai tha se Gjykata prioritet kjo gjykatë i ka dhënë lëndëve të korrupsioni.

“Lëndët të kapitullit të korrupsionit është gjatë këtyre gjashtë muajve kemi arritur të zgjidhim 19 lëndë, ndërsa në punë kanë mbetur edhe 35 lëndë, por besoj që shumë shpejt numri i këtyre lëndëve do të zvogëlohet edhe më shumë, pasi që janë lëndë me prioritet. Dënimet për këto lëndë janë dënime me burg, dënime me kusht, si dhe ka edhe aktgjykime liruese”, tha ai.

“Ky institucion trashëguar në fillim të vitit 20.331 lëndë, gjatë këtyre gjashtë muajve ka pranuar 6.571 lëndë, që do thotë me numrin e lëndëve të trashëguara dhe të pranuara është gjithsejtë 26.902 lëndë. Gjatë kësaj periudhe kohore është arritur të zgjidhen 8.493, ndërkohë kanë mbetur në punë edhe 18.409 lëndë”, tha Azizi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme