Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi morri pjesë dhe dha fjalën e tij në ditën e dytë të Festivalit të Inovacionit në Tiranë ku po prezantohen ide inovative nga kompani të ndryshme nga Kosova, Shqipëria dhe rajoni.
Rukiqi gjatë fjalës së tij përmendi barrierat tregtare që ndikojnë negativisht konkurrueshmërinë dhe potencialin inovativ dhe bëri thirrje të eleminohen ato në mënyrë që të ketë sa më shumë tregti ndërkufitare digjitale, të shërbimeve, transfer të njohurive dhe konkurrencë të drejtë.
Barrierat tregtare nuk i ndajnë vetëm tregjet por edhe njerëzit e idetë që ata kanë, shtoi Rukiqi.
Duhet të punohet bashkërisht nga dy vendet për të shtyrë përpara iniciativa që janë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe ngritjes së potencialit inovativ.