Kryetari i Shtimes thotë se nuk u përkrahën për projekte infrastrukturore

Prishtinë | 24 Gus 2019 | 09:01 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Shtimes nuk ka qenë e kënaqur me ndarjen buxhetore nga Qeveria në largim. Kështu është shprehur Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, në një prononcim për Ekonomi Online. Ai tha se komuna që ai e drejton ka pasur nevojë edhe për më shumë buxhet në krahasim me atë se çfarë i ka ofruar Qeveria.

Ai tha se është çudi se si në këtë mandat nuk ka pasur fare mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) për të realizuar projekte në këtë komunë, edhe pse kanë qenë të nevojshme.

“Kërkesa jonë është që buxheti të jetë më i madh. Ne kemi dorëzuar një numër të madh të projekteve në fazat e fillimit, nuk ka qenë ndihmë e madhe, nuk është për t’u injoruar si shumë buxhetore por mbi bazën e projekteve ne që kemi pas nevojat ka pas mundësi që të  ketë projekte më shumë sidomos në projektet e infrastrukturës”, ka thënë Ismajli.

“Nga MIT nuk kemi pas ende asnjë projekt, kjo ka ndodh për herë të parë nga një kompozim qeveritar të kemi një mandat që nga një ministri të mos kemi asnjë projekt”, tha ai.

 “Si kryetar komune çdo herë jam mundu dhe kam pasur raport komunikimi korrekt institucional pavarësisht kryeministrave që janë ndërruar sepse është mandati i katërt për mua si kryetar nga viti 2000 jam në krye të komunës, unë kam gjet gjithmonë një komunikim me cilin do ministër e subjekt që ka pas, nuk do doja të ia adresoja se ndoshta mund të kenë pasur ndikime politike, vetë fakti që me ministrin Lekaj kam pas bashkëpunim të mirë mirëpo realisht projektet që kanë qenë të pritura dhe kanë qenë meritore nuk kanë ndodhë, ndonjëherë është edhe habi se mund ta kesh një mik dhe që mos të kesh mbështetje”, shton Ismajli për EO.

Ai tha se përgjigjet e ministrisë për mungesën e investimeve kanë qenë të paarsyeshme.

“Përgjigjet e tyre për mua janë të paarsyeshme, sepse problemi është ministria, jo komuna. Problemi që kanë pasur nuk kanë arritur ta kryejnë shpronësimin me kohë, nuk e kanë klasifikuar rrugën magjistrale që është problem i ministrisë dhe kanë probleme me operatorët për projektin e tretë dhe nuk e kanë zgjidhur dot, gjitha këto i bien performancës së ministrisë aktuale”, tha ai.

Ismajli thotë se problem tjetër për komunat kanë qenë edhe vonesat e nënshkrimit të memorandumeve për projektet, gjë që krijon vonesa pastaj edhe në implementimin e projekteve dhe vjeshta mund t’ia vështirësoj punën.

“Komunat në përgjithësi jemi ballafaquar me vonesa të nënshkrimit të memorandumeve, sidomos prej dorëheqjes së kryeministrit ka pas një mungesë që memorandumet e mirëkuptimit na vonojnë neve në procesimin e lëndëve në terren sepse gjitha ato projektet që mbesin me ambientin e jashtëm nëse shkojmë në vjeshtë vështirësitë do të jenë tek komunat, janë marrëveshje që kemi mundur me i bë shumë më herët, por janë të vonuara dhe janë sfidë për ne”.

Ismajli ka komentuar edhe për politikën në nivel qendror, ku thotë se subjektet e mëdha duhet testuar vetën dhe të hyjnë në zgjedhje pa koalicione.

Ai shprehet pesimist se mund të ndodh një koalicion në mes LDK-LVV për shkak dallimeve që kanë në programet e tyre.

“Subjektet e mëdha është e rrugës që ta testojnë veten pa koalicione sepse kështu matet potenciali real i tyre por edhe japin një mundësi shumë të qartë qytetarëve që me pa nga programet e tyre. Jam optimist që përveç koalicionit të AAK-PSD që është zyrtare, nuk pres që mund të ketë koalicion në mes LDK-LVV për shumë arsye, janë me programe shumë larg njëra-tjetrës”, shton ai.

Të ngjashme