Kryetari i Skenderajt ftohet për “Lutjet e Mëngjesit” në SHBA

Prishtinë | 04 Jan 2024 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, është ftuar për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit, që organizohen më 1 shkurt në SHBA.

“Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pranuar ftesën zyrtare nga Kongresi Amerikan, për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit, që organizohen më 1 shkurt të këtij viti, në Washington D.C. të Shteteve të Bashkuara”.

“Kryetari Nura ka thënë se është i nderuar që do të marrë pjesë në këtë shënim të përvitshëm, në mesin e 140 liderëve dhe burrështetasve nga mbarë bota, në Lutjet e Mëngjesit”, thuhet në një njoftim të Komunës së Skenderajt, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme