Kryetari Idrizi mes nxënësve kremton 15 vjetorin e SHMU-2

Prishtinë | 24 Maj 2024 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës së Mesme të Ultë-2 me rastin e përvjetorit të 15-të të themelimit të saj.

Idrizi ka thënë se është një shkollë model se si puna dhe përkushtimi i menaxhmentit, mësimdhënësve e padyshim edhe nxënësve, kurorëzohet me suksese në fushën e shkencës, artit e sportit.

“Në mesin e nxënësve mësimdhënësve të SHMU-2, që festuan 15 vjetorin e themelimit të shkollës. Një shkollë model se si puna e përkushtimi i menaxhmentit, mësimdhënësve e padyshim edhe nxënësve, kurorëzohet me suksese në fushën e shkencës, artit e sportit. Nxënës e mësimdhënës të SHMU-2, urime 15 vjetori i themelimit të shkollës dhe shumë suksese tutje!”, ka shkruar Idrizi.

Të ngjashme