Kryetari Idrizi përgëzoi gjimnazistët për hapjen e panairit të “Shkencës dhe Kulturës”

Prishtinë | 24 Pri 2024 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi është shprehur i lumtur dhe i ka përgëzuar nxënësit dhe mësimdhënësit e gjimnazit “Eqrem Çabej” të cilët hapën panairin tradicional të “Shkencës dhe Kulturës”.

Idrizi ka thënë se ky panair tashmë tradicional është i mbushur me eksperimente inovative, kuize, piktura, ekspozita me eksponate e ushqime tradicionale.

“Në panairin tashmë tradicional të “Shkencës dhe Kulturës” në Gjimnazin “Eqrem Çabej”, një panair i mbushur me eksperimente inovative, kuize, piktura, e nuk mungonte as ekspozita me eksponate e ushqime tradicionale. Nxënësit dhe mësimdhënësit i përgëzoj për punën, derisa ju uroj suksese në këtë udhëtim të dijes dhe shkencës. Si Komunë do të vazhdojmë të jemi në përkrahje të të rinjve vushtrrias!”, ka shkruar Idrizi.

Të ngjashme