Kryetari Idrizi viziton “Mini-Zvicrrën” e Vushtrrisë, shëtitorja ‘Enver Zymeri’ plotësohet me elemente që e bëjnë atë moderne

Prishtinë | 27 Pri 2024 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, iu ka uruar fundjavë të mbarë qytetarëve të kësaj komune me disa pamje mbresëlënës në shëtitoren ‘Enver Zymeri’.

I pari i Vushtrrisë, ka thënë se vendosja e ulëseve, shportave për mbeturina e ndriçimi i ri i kanë dhënë pamje të bukur kësaj pjese, raporton Ekonomia Online.

Kjo hapësirë për ecje, tashmë shfrytëzohet nga qytetarët e komunës së Vushtrrisë.

Postimi i plotë:

FUNDJAVË TË MBARË

Dhe me pamjet nga vendosja e ulëseve, shportave për mbeturina, e ndriçimit të ri në shëtitoren “Enver Zymeri”, për t’i dhënë këtë pamje të bukur plot gjelbërim që hapësira për ecje të shfrytëzohet nga qytetarët tanë, ju uroj fundjavë të mbarë!

Të ngjashme