Kryetari Latifi vazhdon takimet për organizimin e aksionit të pastrimit të deponive ilegale

Prishtinë | 26 Pri 2018 | 15:35 | Nga

Pas takimit me kryetar të lagjeve të qytetit të Rahovecit dhe kryetar të këshillave të fshatrave, sot Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur takim me përfaqësuesit e operatoëve ekonomik që kanë kontrata për projektet në Komunën e Rahovecit me të cilët ka biseduar për angazhimin e tyre në aksionin për pastrimin e mbeturinave të ngurta dhe ato të amvisërisë nëpër deponi ilegale që do të mbahet me 2 Maj 2018 dhe që do të zgjas deri sa të pastrohen të gjitha mbeturinat.

Kryetari Latifi, i ka informuar përfaqësuesve të operatorëve ekonomik për formimin e një komision për evidentimin e deponive ilegale të mbeturinave dhe sipas raportit të këtij komisioni janë evidentuar 48 deponi të mëdha ilegale, të cilët ne planifikojmë ti pastrojmë dhe më pas ti gjelbërojmë ato hapësira. Aksioni do të fillon me datë 2 Maj dhe nuk mund të dimë se sa do të zgjas, pasi që ne jemi të interesuar që të pastrohen të gjitha mbeturinat, ndërsa për mënyrën e organizimin Kryetari tha se drejtorët e Drejtorive si ajo e Arsimit, Urbanizmit dhe e Shërbimeve Publike, do të ju kontaktojnë secilin nga ju, në mënyrë që aksioni të shkoj ashtu siç edhe është planifikuar.

Vjollca Gurgule, menaxhere në Qendrën Rinore SHL-Kosova, në qytetin e Rahovecit u shpreh e gatshme që të merret me organizimin e vullnetarëve në aksionin i cili është mjaft i qëlluar dhe që ndikon direkt në pastrimin e ambientit.

Përfaqësuesit e operatorëve ekonomik që ishin në takim u treguan të gatshëm që të përkrahin aksionin i cili do të organizohet me datë 2 Maj 2018, siç thanë ata aksion i qëlluar dhe që është në të mitë të të gjithë qytetarëve dhe premtuan se do të marrin pjesë me makineri dhe përkrahje financiare, për vullnetarët të cilët do të jenë të pranishëm në ditën kur do të organizohet aksioni.

Të ngjashme