Kryetari Lladrovci bën homazhe pranë varrit të dëshmorit Asllan Fazliu

Prishtinë | 23 Mar 2018 | 15:28 | Nga

Me rastin e shënimit të 19 vjetorit të rënies së dëshmorit Asllan Fazliu, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga bashkëpunëtor komunal, babain e dëshmorit, Zymer Fazliu dhe familjar, kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë ku pushon trupi i dëshmorit Asllan Fazliu.

Kryetari Lladrovci ka vlerësuar veprën e dëshmorit Fazliu për luftën dhe sakrificën e dhënë gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së. Ai ka thënë se Asllani ka qenë njeri nder të parët që është rreshtuar krah ushtarëve të UÇK-së të cilin ka pasur fatin të njeh heroizmin e dëshmorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme