Kryetari Lladrovci fton përfaqësuesit e bizneseve në takim

Drenas | 05 Qer 2017 | 15:55 | Nga

Në kuadër të takimeve me qytetarë, shoqata të ndryshme, takime me banorë në fshatra, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci fton të gjithë përfaqësuesit e bizneseve që veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në territorin e Komunës së Drenasit të vijnë në takim.

Takimi do të mbahet të enjten (08.06.2017) në Sallën e Kuvendit të Komunës duke filluar nga ora 12:00, dhe qëllimi i takimi është bashkëpunimi i ndërsjellët me Komunën dhe ofrimi i një klime me të favorshme e operimit.

Të gjithë përfaqësuesit e bizneseve janë të mirëseardhur ne këtë takim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme