Kryetari Lladrovci kërkon korrektësi në realizimin e rinovimit të shkollës

Drenas | 01 Nën 2017 | 16:50 | Nga

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të mërkurën ka inspektuar punimet ne renovimin e objektit të vjetër të Shkollës së Mesme Teknike “Fehmi Lladrovci” ku ka kërkuar nga operatori ekonomik të respektohen dhe të punohet sipas paramases dhe parallogarisë nga operatori ekonomik i cili ka nënshkruar kontratën me Komunën e Drenasit.

Pas njoftimit nga ana e organit mbikëqyrës të punimeve se operatori ekonomik nuk është duke i zbatuar specikacionin teknik, konkretisht paramasen dhe parallogarinë e kontraktuar në renovimin e objektit të vjetër të shkollë së mesme, kryetari Lladrovci se bashku me organin mbikqyrës dhe menaxherin e kontratës, ka inspektuar për se afërmi punimet dhe ka kërkuar që të ndërrohet konstruksioni i kulmit dhe te vendoset konform normave teknike që janë të specifikuara edhe ne kontratë.

Lladrovci ka shtuar se për çdo vonesë dhe mos respektim të kontratës, do të ketë masa ndëshkuese për operatorin ekonomik.

Ndryshe pas renovimit të objektit të vjetër të Shkollës së Mesme Teknike “Fehmi Lladrovci” ajo do të shëndrrohet ne paralele të shkollës fillore “Rasim Kiqina”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme