Kryetarja Haxhiu takohet me ambasadorin e Sllovenisë, diskutojnë për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve

Prishtinë | 16 Mar 2026 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

Përmes, një komunikate për media bëhet e ditur se biseda u përqendrua në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, në veçanti në dimensionin parlamentar dhe në mundësitë për të thelluar shkëmbimin e përvojave institucionale.

Kryetarja Haxhiu theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira me Slloveninë dhe vlerësoi mbështetjen e saj të vazhdueshme për konsolidimin demokratik dhe integrimin evropian të Kosovës./EkonomiaOnline

Të ngjashme