Drejtori i Ndërmarrjes Publike Banesore, Nexhat Kryeziu, në një intervistë dhënë për “Zërin” ka thënë se procesi i lirimit të banesave të uzurpuara në kryeqytet do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim. Sipas tij, NPB-ja do ta presë vetëm vendimin e Gjykatës për t’i liruar edhe dhjetëra prona të tjera publike
Të hënën, me asistimin e Policisë së Kosovës, Ndërmarrja Publike Banesore në Prishtinë ka liruar gjashtë banesa nga uzurpatorët e tyre në lagjen “Dardania”, ndërsa javën e ardhshme pritet edhe lirimi i gjashtë banesave të tjera.
Kështu ka njoftuar drejtori i Ndërmarrjes Publike Banesore, Nexhat Kryeziu, në një intervistë dhënë për “Zërin”, ku ka dhënë detaje rreth këtij procesi.
Sipas Kryeziut, qytetarët të cilët kanë shfrytëzuar këto banesa përkundër pretendimit të tyre se po u bëhet padrejtësi në këtë proces nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes.
Ndërkaq ai ka zbuluar se në mesin e personave të cilat kanë uzurpuar këto banesa ka edhe punonjës në institucione shtetërore.
Përkundër kësaj, ai ka thënë se NPB-ja është duke pritur vetëm aktvendimet e plotfuqishme nga Gjykata për të vazhduar me lirimin e të gjitha banesave, shkruan lajmi.net.
“NPB-ja në kuadër të veprimtarisë së vetë e ka pasur edhe ndërtimin e banesave të banimit kolektiv. Projekti të cilit i referoheni është në “Dardani”, ndërsa NPB-ja vazhdon me ekzekutimin përmes përmbaruesve privat të lirimit të këtyre banesave. Të hënën, me asistimin e Policisë, kemi liruar gjashtë banesa. Mbesin edhe një numër i madh i tyre, faktikisht jemi në procedurë të pritjes së aktgjykimeve të plotfuqishme të gjykatave të Kosovës dhe javën e ardhshme, më datën 10 korrik 2017, do t’i lirojmë edhe gjashtë banesa tjera’, ka thënë Kryeziu.
Të hënën, me asistimin e Policisë së Kosovës, Ndërmarrja Publike Banesore në Prishtinë ka liruar gjashtë banesa nga uzurpatorët e tyre në lagjen “Dardania”, ndërsa javën e ardhshme pritet edhe lirimi i gjashtë banesave të tjera. Kështu ka njoftuar drejtori i Ndërmarrjes Publike Banesore, Nexhat Kryeziu, në një intervistë dhënë për “Zërin”, ku ka dhënë detaje rreth këtij procesi. Sipas Kryeziut, qytetarët të cilët kanë shfrytëzuar këto banesa përkundër pretendimit të tyre se po u bëhet padrejtësi në këtë proces nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes. Ndërkaq ai ka zbuluar se në mesin e personave të cilat kanë uzurpuar këto banesa ka edhe punonjës në institucione shtetërore. Përkundër kësaj, ai ka thënë se NPB-ja është duke pritur vetëm aktvendimet e plotfuqishme nga Gjykata për të vazhduar me lirimin e të gjitha banesave. “NPB-ja në kuadër të veprimtarisë së vetë e ka pasur edhe ndërtimin e banesave të banimit kolektiv. Projekti të cilit i referoheni është në “Dardani”, ndërsa NPB-ja vazhdon me ekzekutimin përmes përmbaruesve privat të lirimit të këtyre banesave. Të hënën, me asistimin e Policisë, kemi liruar gjashtë banesa. Mbesin edhe një numër i madh i tyre, faktikisht jemi në procedurë të pritjes së aktgjykimeve të plotfuqishme të gjykatave të Kosovës dhe javën e ardhshme, më datën 10 korrik 2017, do t’i lirojmë edhe gjashtë banesa tjera’, ka thënë Kryeziu.