Kryhen përgatitjet e fundit për fillimin e sezonit të ngrohjes

Prishtinë | 19 Sht 2023 | 19:50 | Nga Ekonomia Online

Kryeshefi ekzekutiv i “Termokosit”, Fisnik Osmani, ka njoftuar se në takimin e sotëm të Bordit të Drejtorëve të kësaj ndërmarrje, janë diskutuar përgatitjet e fundit për fillimin e sezonit të ngrohjes, raporton Ekonomia Online.

Në një postim në Facebook, Osmani ka thënë se “Termokos” po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër, teksa ka përmendur punë, angazhim e përgjegjësi.

“Punë, angazhim e përgjegjësi. Në takimin e sotëm të Bordit të Drejtorëve të Termokos, diskutuam për përgatitjet e fundit, për fillimin e sezonit të ngrohjes. Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër”, ka njoftuar ai.

Të ngjashme