Kryhet një operacion i rrallë në QKUK, pacientit i shpëtohet parakrahu i prerë

Prishtinë | 16 Dhj 2022 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Një operacion i rrallë është realizuar në QKUK. Një pacienti në moshën 27 vjeçare ka arritur t’i shpëtohet parakrahu i prerë.

“Mjekët kirurgë, me punë ekipore, (ekipa e Kirugjisë Vaskulare që e udhëheqi operimin, ekipa e Klinikës së Ortopedisë, Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive dhe dhe Neurokirurgjisë), bashkë me anesteziologë dhe pjesën tjetër të ekipit operativ, kanë kryer operimin tek një pacient i moshës 27 vjeç, duke i realizuar dy bypasse (urëzime), në pjesën më distale të arteries radiale dhe ulnare, (arterie që ushqejnë dorën me gjak)” thuhet në njoftim.

“Si graft për rekostrukcion të arterieve të lëndura, ekipa përdori venën sipërfaqësore të pacientit; (Vena saphena magna). Po ashtu, ekipa operative, kishte përkujdesur dy venat radiale dhe ulnare dhe kishte bërë hemostazë korrekte”.

“Ekipi i orotopedëve bëri fiksimin e të gjitha kockave të prera, ekipa e Kirurgjisë Plastike ka bërë qepjen e muskujve dhe të tendinave, ndërsa ekipa e Neurokirurgjisë një pjesë të qepjes së nervave do ta bëjë pas 4 jave. Pas operacionit janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses dhe pacienti pas 14 ditë hospitalizimi, sot është liruar për në shtëpi, në gjendje të mirë shëndetësore”, përfundon njoftimi.

Të ngjashme