Kthehet në rivendosje vendimi për lirim nga paraburgimi për shoferin që goditi për vdekje dy gra në Rrugën B

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë do të rivendosë nëse lirimi nga paraburgimi i personit L.M., që kishte aksidentuar për vdekje dy gra muaj me parë, është i bazuar.

Pas ankesës se prokurorit të rastit për vendimin që L.M. të mbrohet në liri deri në vendim të plotfuqishëm të gjykatës për këtë rast, Gjykata e Apelit ka gjetur shkelje në lidhje me mënyrën se si është marrë vendimi.

“Rasti është kthyer në rivendosje vetëm sa i përket vendimit mbi lirimin nga paraburgimi ndërsa sa i përket aktgjykimit ankesa kundër tij nuk ka ardhur ende”, ka qenë përgjigja e Gjykatës se Apelit për Kohën Ditore.

L.M. ishte dënuar edhe me tre vjet e gjysmë burgim.

Të ngjashme