Kthehet nga Austria Enver Xhokli i shëruar pas aksidentit në Ferizaj, pritet nga Zemaj

Prishtinë | 08 Mar 2021 | 15:02 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është kthyer nga Austria, Enver Xhokli, i cili ishte dërguar për trajtim mjekësor në Grac të Austrisë, pas aksidentit në Ferizaj, raporton Ekonomia Online.

Për ta pritur atë përveç familjarëve kishte dal edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ai me këtë rast ka falënderuar shtetin austriak për ndihmën në trajtimin e qytetarëve të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi gjatë muajit janar në Ferizaj.

“Ne e pritëm Enverin, një nga të lënduarit që ndodhi para sa kohësh në Ferizaj”.

“Dëshirojë që të falënderojë shtetin mik Austrinë ambasadorin që me gjithë angazhimin human e profesional janë angazhua që qytetarët tanë të shërohen dhe të kthehen normalitetit”, Zemaj.

Përderisa vëllai i Enver Xhoklit, Alban Xhokli falënderoi ministrinë e Shëndetësisë dhe shtetin e Austrisë për ndihmën, duke shtuar se gjendja e Enverit është stabile, raporton EO.

“Falënderoi në emër te familjes të gjitha që kanë kontribuar për të. Gjendja e tij momentale është stabile. Ky trajtim i ka ndihmuar mjaftueshëm”.

Të ngjashme