Ku e humbëm hapin?

Prishtinë | 31 Tet 2022 | 23:43 | Nga Dardan Islami

Kosova do të duhej te dilte menjëherë me një propozim per “Zajednicën”, konform Kushtetutës qysh atëherë më 2015, si nje shtet serioz qe i respekton marrëveshjet!

Ne beme te kundërtën.

Demarkacini me Malin e Zi doli te jete perralle e jona, na kushtoi me liberalizim.

Mosrespektimi i marveshjes se Washingtonit, poashtu na beri te dukemi joserioz.

Korrupsioni, krimi, pjesmarja ne luften e Sirise te shtetasve tane perkrah ISIS -it, gjykata ndërkombëtare per krime lufte me sajime monstruoze, ishin produkt direkt i propagandës dhe shërbimeve serbo ruse, qe goditi jo vetem imazhin por edhe funksionimin e shtetit në të gjithë territorin.

Gabuam edhe kur e lejuam Beogradin ta shkatërrojë skenën politike serbe ne Kosovë, duke e fut direkt ne institucionet e shtetit nepermes listes serbe, kjo ne mungese te dialogut tone te brenshem me serbet e Kosovës.

Gabuam edhe kur besonim se tezet dhe dajallaret tane e perfaqsojne me se miri Kosoven ne diplomaci, dhe si pasoj rezultati per keto 10 vite eshte 8 me 2, per Serbinë.

Si edhe para 30 vjete konstalacionet po nderrojne, Kosova ka shans te vertet t’i përmirësojë gabimet e saj.

Me u vonu nuk eshte krim, por as koha e humbur nuk kthehet.

Tash po besoj se Kurti nuk do te beje me gabime ne hapa, por do ta shfrytezoj maksimalisht kete moment.

Në muajt në vijim do të hyjmë në fazën e reflektimit, të bashkimit dhe veprimit si Kosovë, me shprese se deri ne Pranverë, pavarësisht çka ndodhë me Serbinë e Rusinë, ne duhet te sillemi seriozë para aleateve tane, ata që na kanë njoftë dhe na kanë përkrahur nga fillimi.

Të ngjashme