Kuçi : Pandëshkueshmëria e Serbisë ul koston e agresionit dhe rrezikon përsëritjen e tij

Prishtinë | 29 Nën 2026 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare Gurakuç Kuçi, ka publikuar në platformën X një analizë me titull “Ibër-Lepenci dhe gjeopolitika e pandëshkueshmërisë”, në të cilën trajton përgjegjësinë e Serbisë për sulmet në Kosovë dhe pasojat e mungesës së drejtësisë për sigurinë rajonale.

Në shkrimin e tij, Kuçi thekson se sulmet në Banjskë dhe Ibër-Lepenc përfaqësojnë dy dimensione të luftës hibride kundër Kosovës. Sipas tij, ndërsa Banjska sfidoi autoritetin territorial të Kosovës, sulmi ndaj Ibër-Lepencit kishte për cak funksionimin e vetë shtetit.

Një pjesë të analizës, Kuçi ia kushton edhe rastit të Milan Radoiçiqit, i cili, sipas tij, qëndroi i lirë në Serbi për më shumë se tre vjet. Ai vë në pah se urdhërarresti ndaj tij, i lëshuar më 17 nëntor 2026, në të njëjtën ditë kur u konstituua parlamenti i ri i Serbisë, ngre dyshime për një kalkulim strategjik të Beogradit.

Sipas Kuçit, Serbia mund ta shfrytëzojë këtë zhvillim për t’i dëshmuar bashkësisë ndërkombëtare se po i përmbush detyrimet e saj, pa marrë përsipër koston politike të arrestimit të Radoiçiqit.

Ai paralajmëron gjithashtu se ndryshimet politike në Serbi mund të ndikojnë në qasjen e Perëndimit ndaj Beogradit, duke rrezikuar që sulmet në Banjskë dhe Ibër-Lepenc të trajtohen si probleme të trashëguara nga administrata e mëparshme, e jo si çështje të pazgjidhura të sigurisë rajonale.

Në fund të analizës, Kuçi nënvizon se pandëshkueshmëria nuk është vetëm problem juridik, por edhe një faktor që e ul koston e agresionit dhe krijon kushte për përsëritjen e tij.

Postimi i plotë:

“Ibër-Lepenci and the Geopolitics of Impunity

Two years after the terrorist attack on Ibër-Lepenci, Kosovo faces a problem that extends beyond the security of critical infrastructure. It is the problem of impunity and the actual political cost Serbia incurs for destabilising Kosovo.

Banjska and Ibër-Lepenci exposed two dimensions of hybrid warfare. While Banjska challenged Kosovo’s territorial authority, Ibër-Lepenci targeted the functioning of the state itself.

Today, amid political change in Serbia, attention must also focus on how Belgrade is managing the legacy of these attacks.

Milan Radoičić remained at liberty in Serbia for more than three years. A court in Belgrade issued an arrest warrant against him on 17 November 2026, after he had already fled. Serbia’s newly elected parliament was constituted on that very same day.

This chronology raises suspicions of a strategic calculation. Radoičić was given the opportunity to flee, leaving the new political leadership with an arrest warrant that it can use to argue before the international community that Serbia is fulfilling its obligations. The diplomatic advantage is twofold: avoiding the political burden of arresting him and neutralising international pressure over its failure to do so.

In this way, Belgrade can derive political benefits even from a judicial process that has yet to deliver justice.

For Kosovo, the risk is that, following the change of power in Serbia, the West will reset its relations with Belgrade, treating Banjska and Ibër-Lepenci as problems inherited from a previous administration rather than unresolved regional security issues.

The second anniversary of the Ibër-Lepenci attack should remind us that impunity is not merely a legal problem. In international relations, it lowers the cost of aggression and creates the strategic conditions for its recurrence”

Të ngjashme