Ekonomia Online
FUNDIT

Kuçi thotë se Kurti “gënjen me gjakftohtësi” kur thotë se s’kishte koalicion kundër Qendron Kastratit

Kuçi thotë se Kurti “gënjen me gjakftohtësi” kur thotë se s’kishte koalicion kundër Qendron Kastratit

Zyrtarja e PSD-së, Natyra Kuçi e komentoi deklaratën e sotme të kryeministrit Albin Kurti I cili tha se nuk kanë bërë koalicion kundër Qëndron Kastratit në Kamenicë. Kuçi thotë se Kurti gënjeu me gjakftohtësi sa i përket koaliconit të VV-së kundër Qëndron Kastratit. Ajo e bashkangjiti edhe videon, kur kryeministri Kurti thotë se ‘nuk është […]

Zyrtarja e PSD-së, Natyra Kuçi e komentoi deklaratën e sotme të kryeministrit Albin Kurti I cili tha se nuk kanë bërë koalicion kundër Qëndron Kastratit në Kamenicë.

Kuçi thotë se Kurti gënjeu me gjakftohtësi sa i përket koaliconit të VV-së kundër Qëndron Kastratit. Ajo e bashkangjiti edhe videon, kur kryeministri Kurti thotë se ‘nuk është e vërtet’ për një koalcion kundër kandidatit të PSD-xs, Qëndron Kastrati.

“Gjakftohtësia e Kurtit kur thotë një gënjeshtër për koalicionin në Kamenicë, tregon që është në gjendje të manipuloj për të arritur qëllimet e veta. Ky nuk është thjeshtë mashtrues. Ky dëshiron të krijoj realitet të ri. Albin Kurti është një rrezik për shoqërinë”, tha Kuçi.

Ndryshe, kandidati i VV-së për të parin e Kamenicës, Kadri Rrahmanaj doli fitues në këto zgjedhje.

Të ngjashme