Kujtim Shala thotë se emri i tij nuk u diskutua në LDK: Avdullah Hoti, i vetmi kandidat formal për Kryeministër

Prishtinë | 19 Jan 2021 | 21:23 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala ka konfirmuar se emri i tij nuk është diskutuar fare si kandidat për Kryeministër në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai u shpreh në Rubikon të Klan Kosovës, se emri i vetëm që është kandidat esencial i LDK-së për Kryeministër, ishte Avdullah Hoti.

“Hoti ka qenë i vetmi kandidat formal i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Edhe në Kryesinë e partisë dhe nivelet e tjera të organizimit të LDK-së kanë dhe pikëmamje dhe preferenca të tjera.

Diskutojnë dhe për emra të tjerë por në kuptimin formal që është esencial për LDK’në, ne s’kemi diskutuar kandidatura tjera”, shtoi Shala

Tutje ai ka dhënë dhe disa arsye se pse LDK vendosi që ta kandidojë përsëri Avdullah Hotin për Kryeministër, njofton Klan Kosova.

Avdullah Hoti është kryeministër në detyrë. Mandati i tij u ndërpre për shkak të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Për shkak se z.Hoti kishte atë funksion ne kishim vlerësuar punën e tij dhe të qeverisë dhe në të vërtetë nuk kemi diskutuar për kandidatura të tjera. Domethënë kjo është arsyeja”, u shpreh ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme