Kuka: Shteti që nuk e njeh Kosovën u njoftua mirë me vlerat e saj

Prishtinë | 09 Nën 2018 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka folur për suksesin e xhudisteve Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Nora Gjakova në Grand Prix të Uzbekistanit.

Krasniqi dhe Kelmendi siguruan Medaljet e Arta në kategorinë 48 dhe 52 kilogramë, ndërsa Gjakova fitoi Medaljen e Argjendtë në kategorinë 57 kilogramë.

Kuka në një postim në Facebook ka reaguar për suksesin e xhudisteve duke thënë se Tashkenti, kryeqyteti i Uzbekistanit u njoftua mirë me vlerat e Kosovës.

“Kryeqyteti i një shteti që ende se njeh Kosovën goxha mirë u njoftua me vlerat tona sot”, ka shkruar Kuka, derisa ka treguar se Krasniqi dhe Kelmendi kanë fituar nga 700 pikë ndërsa Gjakova 490 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme