Albërie Hadërgjonaj merr vaksinën në Deçan: Sigurisht që do ta merrja në vendlindje, i ftoj të gjithëve që ta bëjnë

Prishtinë | 22 Kor 2021 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, bëri të ditur të enjten se ka marrë vaksinën anti-Covid.

Këtë proces ajo e ka kryer në vendlindjen e saj në Deçan, ani pse gëzon nënshtetësi amerikane dhe ka mundur ta kryejë prej kohësh në ShBA.

“Sigurisht vaksinën do ta merrja vetëm në vendlindje, shikoni çfarë disipline dhe çfarë pastërtie. Më vjen shumë mirë – tani dua t’i përshëndes të gjitha motrat edhe ndihmëset, mjekët, faleminderit për kontribut”, thotë Albëria përgjatë videos, ndërsa falënderon personelin mjekësor.

E njëjta gjithashtu ka etiketuar profilin e Kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosajt, duke e përgëzuar për punën rreth mobilizimit në qendrën e vaksinimit në këtë komunë.

Për fund, këngëtarja e njohur dha një mesazh për të gjithë ata që ende nuk e kanë marrë vaksinën, që të mos e neglizhojnë një proces të tillë, pasi rrezikohemi nga një valë e re e variantit Delta në muajt në vazhdim.

“Për të gjithë ata që s’e kanë marrë sigurisht një këshillë vjen edhe nga të gjithë stafi edhe nga Ministria e Shëndetësisë për t’u vaksinuar sepse pritet një valë e dytë e Covid-19. Ju uroj një verë sa më të mirë të gjithë pushuesve”, ka thënë Albëria.

Të ngjashme