Ariola Demiri “demaskohet” pasi e ndezi rrjetin me foton në bikine

Prishtinë | 27 Kor 2021 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Aktorja Ariola Demiri ka bërë bujë në rrjete sociale kur ka publikuar dy fotografi ku shihet e veshur me bikine derisa pozonte në një dhomë hoteli.

Për pak orë, fotografitë e saja janë bërë virale në platformat online, derisa ajo ka grumbulluar mbi 20 mijë pëlqime në Instagram.

Por, nuk ka shkuar pak orë dhe Vipat e Bllokut e kanë akuzuar aktoren e njohur për photoshop, duke ia publikuar një foto nga plazhi.

Në këtë foto, Ariola shihet krejt ndryshe nga fotoja që postoi në Instagram.

Ish-aktorja e serialit “O Sa Mirë”, Arjola Demiri, u bë e famshme nga roli i personazhit ‘Xhbanja’ në këtë serial.

Që nga ajo kohë, ajo ka vazhduar të jetë pjesë e shumë projekteve kinematografike.

Arjola është 36-vjeçare dhe nënë e tre fëmijëve.

Disa herë e njejta u bë kryefjalë në mediat rozë për jetën e saj private.

Të ngjashme