Bebe Rexha pozon me fustan të 40 dollarëve e gjerdan diamanti 250 mijë dollarësh

Prishtinë | 15 Nën 2018 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Bebe Rexha gjatë ditës së sotme zbuloi një të vërtetë që nuk e kemi ditur deri më tani rreth jetës sentimentale.

Bukuroshja jonë përmes rrjeteve sociale pohoi se nuk ka pasur të dashur në katër vjetët e fundit dhe nuk di nëse kjo gjë është në suazat e normales.

Por, sot duket se është mjaft aktive në rrjetet shoqërore dhe ka ardhur me një postim të ri, por kësaj radhe në Instagram.

Ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale teksa shfaqet tejet seksi në një fustan të zi të kombinuara me një pallto dhe këpucë po të njëjtës ngjyrë.

Biondina tregon se fustani i ka kushtuar vetëm 40 dollarë ndërsa në qaf mban gjerdan të diamant që kap shifrat e 250 mijë dollarëve.

“Një çerek milioni diamantesh në trupin tim. Fustan 40 dollarësh. Nuk mund ta largoj stilin njujorkez nga vajzat”, ka shkruar ndër të tjerash 27-vjeçarja.

Ndryshe, Rexha është duke punuar në projekte të reja të muzikës që do t’i sjell në albumin më të ri.

https://www.instagram.com/p/BqNAv8enEKw/

Të ngjashme