Blero paralajmëron këngën e re në bashkëpunim me Albos

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Artisti i njohur shqiptar, Blero Muharremi, është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.

Ai ka ndarë një imazh nga prapaskenat e klipit të ri dhe tregon se po vjen në bashkëpunim me Albos.

“Telenovela” mban titullin kënga e tyre e re, e cila pritet të lansohet së shpejti por pa ndonjë datë të saktë.

“Telenovela tik tak”, ka shkruar Muharremi.

Disa nga fansat besojnë se do të jetë një hit, përkundër se nuk është lansuar ndonjë pjesë e klipit akoma.

E fundit këngë e lansuar nga Blero titullohet “T’kam dasht” në duet me artisten Hikmete Ahmetaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme