Brad Pitt fiton gjyqin me Angelina Jolien, çfarë do të ndodhë me fëmijët

Prishtinë | 27 Maj 2021 | 07:18 | Nga Ekonomia Online

Pas një beteje gjyqësore 5 vjecare, Brad Pitt më në fund mund të marrë frymë lirisht. Gjykatësi i dha atij të drejtën e kujdestarisë së përbashkët të fëmijëve me ish-bashkëshorten e tij, aktoren Angelina Jolie.

57 vjecari, nga sa shkruan Daily Mail, ndihet jashtëzakonisht i lehtësuar nga ky vendim dhe po pret me padurim që të shpenzojë sa më shumë kohë me fëmijët.

Jolie dhe Pitt janë prindërit e gjashtë fëmijëve, ndër të cilët Maddox është 19 vjeç, ndërsa të tjerët  Pax 17, Zahara 16, Shiloh 14 dhe binjakët Vivienne dhe Knox 12 vjeç, janë minorenë. Për muaj me radhë, gjykatësi John Ouderkirk dëgjoi dëshmi të të njohurve të ciftit, si edhe punonjësve të shërbimeve sociale që kishin komunikuar me fëmijët.

 Jolie nga ana e saj thotë se do ta vazhdojë betejën ligjore. Në 2016, akuzat ndaj Pitt për abuzim ndaj fëmijëve për shkak të një incidenti në avion me Maddox, u rrëzuan. Pas një hetimi të gjatë, autoritetet dolën në përfundimin se nuk ka pasur asnjë “kontakt fizik cënues”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme